Aborti dhe Sakrifikimi i Fëmijëve

Nga Ken Ham

Nëse njerëzit do të zbulonin sot sakrifikim fëmijësh, sic Kananitët dhe të tjerë bënin në Dhiatën e Vjetër, jam i sigurt që publiku dhe qeveritarët si Presidenti Obama do të ishin të shtangur. Njerëz të tillë do të ndiqeshin penalisht për brutalitet dhe vrasje.

Është bindja ime që në thelb, aborti është një tjetër formë e sakrifikimit të fëmijëve! Por për shkak se vrasja e fëmijëve në mitër është ligjëruar në SHBA, Presidenti Obama dhe shumë të tjerë pro-abortit e përkrahin këtë brutalitet dhe vrasje!

Shumë herë në Bibël, populli i Perëndisë paralajmërohet që të mos jetë si popujt paganë të kombeve të tjera që sakrifikonin fëmijët e tyre. Ndërsa lexojmë për këtë neveri në Fjalën e Perëndisë, i ashtuquajturi “Perëndimi i civilizuar” do të pohonte që një sjellje e tillë e ndyrë si sakrifikimi i fëmijëve nuk duhet të tolerohet.

Por ata, e tolerojnë!

Në Bibël, te Psalmi 106:35-38 ne lexojmë:

“Por u përzien midis popujve dhe mësuan veprat e tyre; u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta; ua flijuan demonëve bijtë dhe bijat e tyre, dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.”

Një neveri e tillë e sakrifikimit të fëmijëve ndodh në kombet e Perëndimit, dhe në fakt në të gjithë botën. Vetëm në Amerikë ka kaq shumë sakrifikim fëmijësh saqë e bën atë që Hitleri bëri gjatë Holokaustit të duket diçka e zbehtë.

Tani abortimi nuk quhet sakrifikim fëmijësh. Dhe viktimat nuk quhen fëmijë. Terma të ndryshëm përdorën në një përpjekje për të fshehur realitetin e asaj që po ndodh me të vërtetë në këtë holokaust të ditëve moderne. Terma si inde fetale, abortim, pro-zgjedhje, të drejtat e grave, përkujdesi shëndetësor i gruas, dhe fjalë të tjera përdoren për të fshehur realitetin: vrasjen e një qënie njerëzore të bërë në shëmbëlltyrën e Perëndisë! Aborti është vrasje! Është sakrifikim fëmijësh.

Çdo ditë në Amerikë, sakrifikohen mijëra fëmijë—po, sakrifikohen.

Që kur aborti u ligjërua në Amerikë në vitin 1973, është përllogaritur që mbi 55 milionë fëmijë janë sakrifikuar. Ky holokaust abortesh ka viktima që quhen thjesht inde ose fetuse. Por këta fëmijë janë bërë në shëmbëlltyrën e Perëndisë, por kjo është diçka që injorohet ndërsa fëmijët po vriten në një holokaust me përmasa të paimagjinueshme.

Çdo ditë në Amerikë, mijëra fëmijë po sakrifikohen—po, po sakrifikohen. Ne të gjithë mendojmë që Kananitët dhe kulturat e tjera pagane ishin barbare për shkak të ritualeve të tyre të sakrifikimit të fëmijëve. Por brutaliteti dhe derdhja e gjakut që po ndodh në kombet perëndimore sot, kur i krahason, i bën Kananitët të duken tepër të butë.

Tani, ndaj kujt sakrifikohen fëmijët sot? Ndaj perëndisë së vetes!

Ne jetojmë në një vend ku udhëheqësi, Presidenti Obama, e duartroket punën e ndoshta makinerisë më të madhe në botë për sakrifikimin e fëmijëve, Planned Parenthood. Në vitin 2013, Presidenti Obama e falenderoi “Planned Parenthood, duke thënë (dhe kur ai thotë “përkujdes shëndetësor” dhe “të drejtat e grave” në këtë kontekst, nënkupton abortin—vrasjen e fëmijëve),

“Për sa kohë që duhet të luftojmë që të sigurohemi që gratë të kenë akses për përkujdes shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm, dhe për sa kohë që duhet të luftojmë për të mbrojtur të drejtat e grave për të bërë zgjedhjen që duan për shëndetin e tyre, dua që të dini se keni një president që do të jetë aty me ju, duke luftuar cdo hap të rrugës,” tha Obama. “Faleminderit, Planned Parenthood. Zoti ju bekoftë.”

Kur ai thotë “Zoti ju bekoftë,” ai nuk mund të jetë duke folur për Perëndinë e Biblës. Jo, të vetmit perëndi që ai po i referohet është perëndia i vetes! A nuk po thotë ai në realitet, “perëndia i vetes ju bekoftë për sakrifikimin e kaq shumë fëmijëve?”

Mbani mend gjithashtu që Presidenti Obama është një mbështetës i abortit i lindjeve të pjesëshme (në të vërtetë, është vrasje e lindjeve të pjesëshme).

Në Bibël, të letra e Romakëve kapitulli 1 bëhet e qartë që Perëndia do të derdhë zemërimin e tij në gjykim mbi një shoqëri që rebelon kundër Tij. Dhe një shenjë që Perëndia po gjykon një shoqëri dhe tërheqjes së influencës sëTij frenuese të Frymës së Shenjtë është pranimi dhe rritja e homoseksualizmit, ashtu siç Romakët 1 mëson. Çështja homoseksuale është shumë e dukshme në shoqëri sot dhe ka kontribuar shumë në rritjen e një pikëpamje sekulare në popullatë. Dhe ndonëse shumë njerëz nuk duan ta marrin parasysh, unë mendoj që ndoshta Perëndia tani po i gjykon kombet që kanë derdhur gjakun e miliona fëmijëve të sakrifikuar ndaj perëndisë së vetes.

“Zoti i urren këto… duart që derdhin gjak të pafajshëm.” (Bibla, Fjalët e Urta 6:16-17)

Ne jemi duke parë çmontimin e influencës së krishterë në këtë komb (dhe në të gjithë botën perëndimore), influencë që e ka bërë të madh në botë.

Në vitin 1962, lutja në shkolla u shpall jokushtetuese. Në vitin 1963, leximi i Biblës në shkollat publike u vlerësua jokushtetuese. Në vitin 1973, aborti u ligjërua (Roe v. Wade). Në vitin 1985, skenat e lindjes së Krishtit në tokë publike u vlerësuan se dhunonin gjoja ndarjen e kishës me shtetin. Në vitin 2015, “martesa” homoseksuale u ligjërua. Më tej, eutanazia është duke ardhur!

Ky komb ka nevojë të pendohet për shkak të ligësisë së adhurimit të perëndisë së vetes!

“Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin.” (Bibla, Psalmet 33:12)

Marrë nga answersingenesis.org

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *