Historia 1
Une abortova kur isha 19 vjece. I dashuri im në atë kohë ishtë shumë i bindur që unë duhej “të kujdesesha për këtë”, pra, të abortoja. Unë kurrë nuk e dëshiroja abortin por më pas unë vendosa që nuk doja ta rrisja fëmijën tim me një baba që nuk e donte. Kështu unë e bëra atë. Unë u pendova gjatë procedurës por ishte shumë vonë për tu kthyer mbrapa. Pas këtij unë pata dy dështime. Unë nuk mund të mendoj vecëse ishte ndëshkimi për vrasjen e fëmijës tim të parë. Por më vonë u martova dhe mbeta shtatzanë përsëri. Unë e përgatita veten për të humbur këtë fëmijë gjithashtu sepse ndieja që nuk meritoja një fëmijë pas asaj që kisha bërë. Gjithësesi unë linda një vajzë të mrekullueshme dhe të bukur. Unë luftova për një kohë shumë të gjatë që të isha e lumtur sepse përsëri unë nuk mendoja që e meritoja një foshnje. Së fundmi unë kam mësuar të fal veten time si edhe ish të dashurin tim. Tani vajza ime është drita e syve të mi. Ajo është lulja jonë e vogël e shpresës, që dicka e bukur mund të vijë nga hiri.
Mosha: 24
Vendndodhja: Dakota e Jugut, SHBA
Data: 20 Dhjetor 2017
Historia 2
Nëse ti po konsideron të abortosh, ke ardhur në vendin e duhur. MOS E BEJ!!!!! Unë po shkruaj përsëri me shpresën për të të shpëtuar nga një jetë me dhimbje, shqetësimi, urrejtje për veten, dhe depresioni… Unë bëra dy aborte —18 dhe 20 vite më parë. Unë tani kam endometriozë dhe nuk mund të kem më fëmijë. Gjithashtu jam diagnostikuar me crregullimin bipolar dhe depresion dhe kam provuar vetëvrasjen—dy herë. Kjo nuk është jeta që kisha ëndërruar. Unë do doja shumë të kisha një fëmijë, pavarësisht problemeve që ata mund ose s’mund të kenë. Unë u bëra një pijanece për të mbytur dhimbjen, dhe këtë e bëja cdo ditë. Unë takova një burrë të mrekullueshëm me të cilin u martova 13 vite më parë, por ai nuk do ta dijë kurrë se si është cdo ditë. Unë lutem për një kohë kur unë do ti shah ata një ditë, edhe nëse është vetëm në ëndrrat e mia. Unë do doja shumë një fëmijë, por për shkak të gjendjes sime bipolare, mua nuk më lejohet as të adoptoj një. TE LUTEM. MENDOJE DY HERE. Një fëmijë është gjithmonë bekim, jo një barrë.
Mosha: 36
Vendndodhja: Teksas, SHBA
Data: 2 Dhjetor 2017
Historia 3
Shumë vite më parë unë bëra dy aborte. Ato ishin dy nga gabimet më të medhaja të jetës sime. Që nga ajo kohë unë jam bërë e krishterë dhe nëse do kisha parë te Perëndia në atë kohë, unë do kisha bërë zgjedhjet e drejta! Unë ndihem sikur kam vrarë fëmijet e mi. Ata mund të kishin një jetë të mirë dhe mund të kishin bërë shumë gjëra të mrekullueshme në këtë tokë. Foshnjet dhe jeta janë të cmuara. Të kesh një fëmijë është një gëzim. Unë e di këtë sepse kam tre fëmijë tani. Nëse ti po mendon që të abortosh, mos e bëj. Do të pendohesh për të. Nëse i lutesh Perëndisë, Ai do të të ndihmojë, të siguroj për këtë. Unë lutem që do të marr mëshirë dhe faljen e Tij për këto gjëra, dhe unë po u tregoj të tjerëve që aborti nuk është rruga për tu ndjekur në jetë. Cilado qoftë arsyeja që ti mendon se duhet të abortosh, rimendoje përsëri. Të gartantoj që është e gabuar dhe po i thua vetes që të bëjë një zgjedhje shumë të gabuar. Mendo se cfarë Perëndia dëshiron që ti të bësh dhe besoji Atij plotësisht sepse Ai do të të ndihmojë… Mos lejo që ndonjë njeri tjetër të të thotë ndryshe. Mos mendo se është në rregull sepse vajza dhe gra të tjera e kanë bërë dhe po e bëjnë, ose sepse klinikat e abortit jane të ligjshme dhe prandaj është ok. Jo, nuk është kështu… Fëmijët mund të jenë bekimi që ti ke nevojë për të rifokusuar jetën tënde se ku Perëndia dëshiron që ti të shkosh. Unë mendoj se dy fëmijët e mi do i shoh në qiell një ditë. Një abort do të sjellë vetëm dhimbje, por të lindësh një fëmijë është gëzim i pastër. Mos u shqetëso per askënd dhe asgjë tjetër… Unë dua të të siguroj që cdo arsye për abortim është e gabuar. Mos merr vendimin e gabuar. Zgjidh jetën.
Mosha: 34
Vendndodhja: Tennessee, SHBA
Data: 7 Shkurt 2018
Përkthyer nga abort73.com