Nga Matt Slick
Njerëzit pro-abortit pëlqejnë të thonë që jeta në mitër nuk është njeri. Atyre i’u duhet të thonë këtë për të justifikuar vrasjen e saj por hidhni një sy fotos në të djathtë dhe lexoni komentin e doktorit.
“Vite më parë, ndërsa po jepja një anestetik për një shtatzani tubale të këputur (dy muajshe) mora në dorë njeriun më të vogël që kisha parë. Qesja embionale ishte e paprekur dhe transparente. Brenda qeses ishte një njeri, një mashkull i vogël, duke notuar fuqishëm në lëngun amniotik ndërkohë që ishte ngjitur në mur nga kordoni i kërthizës. Ky njeri i vogël ishte zhvilluar përsosmërisht, me gishtrinj të gjatë, këmbë dhe gishtrinj këmbësh. Lëkura ishte pothuajse transparente, dhe arteriet dhe venat delikte dalloheshin në fund të gishtrinjëve. Foshnja ishte e gjallë dhe nuk dukej aspak si fotot e ‘embrioneve’ që kisha parë.”1
A nuk është ky njeri? A është ky ajo që ne quajmë “material fetal”? A e shikon kokën dhe krahët? Nëse nuk është njeri, çfarë është? Si mund të thotë ndonjë njeri që kjo nuk është jetë njerëzore që rritet në mitrën e nënës?
Kur jemi të verbër ndaj së vërtetës, ne qëndrojmë në gënjeshtra. E vërteta është që foshnja është aty dhe ka nevojë për ushqyerje, mbrojtje, dhe dashuri. Mos e vrit sepse është i pavolitshëm. Ji i përgjegjshëm për veprimet e tua dhe mos bëj që të vegjëlit të paguajnë pë rmëkatet e tua. Mos e ofendo Perndinë për komoditetin tënd. Mos krijo mëkat ku nuk ka nevojë që të ekzistojë.
Referencat
1↑ |
Paul E. Rockwell, http://www.wprc.org. |
Përkthyer nga carm.org