Nga Matt Slick
Shumë njerëz refuzojnë të pranojnë Fjalën e Perëndisë si një standart me anë të të cilit duhet të jetojnë dhe të marrin vendime. Është e drejta e tyre për ta refuzuar, megjithëse kjo është shumë e paarsyeshme. Megjithatë, unë jap arsyet e mëposhtme që të mos abortoni.
- Çfarë po rritet në mitrën e gruas është e gjallë.
- Edhe krijesat një qelizore janë të gjalla.
- Çfarë po rritet brenda gruas është më shumë se sa një krijesë një qelizore.
- Natyra e jetës tek gruaja është njerëzore.
- Është rezultat i ADN-së njerëzore; prandaj, natyra e tij, thelbi i tij, është në mënyrë të pamohueshme njerëzore.
- Për shkak se në natyrë është njerëzore, nëse lihet që të jetojë, do të rezultojë në një fëmijë njerëzor plotësisht të zhvilluar.
- Njerëzit janë njerës jo sepse ata kanë këmbë, duar, ecin vertikalisht, dhe flasin, etj. Jo të gjithë njerëzit kanë këmbë, duar, mund të ecin, mund të flasin. Ata janë njerëz për shkak të natyrës së tyre, thelbit të tyre, dhe jo për shkak të aftësive fizike ose paaftësive.
-
- Një person i lindur pa krahë dhe këmbë është përsëri njerëzor.
- Një person që nuk mund të flasë është përsëri njerëzor.
- Një person në koma, i paaftë, i pavetëdijshëm, i palëvizshëm, është përsëri njerëzor nga natyra; dhe është e gabuar të vrasësh një person të tillë.
- Çfarë po rritet në mitër nuk ka natyrën e një kafshe, zogu, ose peshku. Është natyrë njerëzore.
- Nëse nuk është njerëzore në natyrë, atëhere çfarë natyre është?
- Nëse nuk është njerëzore në natyrë, atëhere a ka një natyrë ndryshe nga ajo njerëzore?
- Nëse është kështu, nga e mori këtë natyrë ndryshe meqënëse të vetme burime të natyrës së tij është veza njerëzore dhe spermatozoidi njerëzor?
- Kundërshtim: Një qelizë në trup ka ADN njerëzore dhe është e gjallë, dhe është në rregull që ta vrasësh. Po kështu, nuk ka ndonjë ndryshim me fetusin.
- Megjithëse është e vërtetë që një qelizë në trupin njerëzor ka ADN dhe është e gjallë; një qelizë (qelizë muskulore, qelizë e lëkurës, etj.,) ka natyrën e të qënit vetëm të asaj që është – jo njerëzore. Me fjalë të tjera, një qelizë muskulore nga natyra është një qelizë muskulore. Një qelizë e lëkurës nga natyra është një qelizë lëkure. Por veza e fertilizuar njerëzore, nga natyra, është vetë gjëja që bëhet në një njeri plotësisht të zhvilluar. Natyra e tij është e ndryshme nga ajo e një qelize muskulore ose e lëkurës për shkak se këto nuk rriten dhe bëhen njerëz. Prandaj, një qelizë njerëzore dhe veza njerëzore nuk janë e njëjta gjë.
Një vezë njerëzore e fertilizuar ka natyrën e zhvillimit njerëzor, dhe është e gjallë. Nuk është e njëjta gjë më një qelizë muskulore ose të lëkurës.
- Megjithëse është e vërtetë që një qelizë në trupin njerëzor ka ADN dhe është e gjallë; një qelizë (qelizë muskulore, qelizë e lëkurës, etj.,) ka natyrën e të qënit vetëm të asaj që është – jo njerëzore. Me fjalë të tjera, një qelizë muskulore nga natyra është një qelizë muskulore. Një qelizë e lëkurës nga natyra është një qelizë lëkure. Por veza e fertilizuar njerëzore, nga natyra, është vetë gjëja që bëhet në një njeri plotësisht të zhvilluar. Natyra e tij është e ndryshme nga ajo e një qelize muskulore ose e lëkurës për shkak se këto nuk rriten dhe bëhen njerëz. Prandaj, një qelizë njerëzore dhe veza njerëzore nuk janë e njëjta gjë.
- Të abortosh jetën, e cila në natyrë është njerëzore, është të vrasësh atë që në natyrë është njerëzore.
- Prandaj, aborti po vret një jetë që nga natyra është njerëzore.
- Atëhere, ku e merr të drejtën nëna të vrasë njeriun brenda saj?
Një pyetje për ata që janë pro-abortit dhe besojnë që jeta në mitër nuk është njerëzore: A është në rregull të marrësh një vezë të fertilizuar midis një burri dhe një gruaje dhe ta vendosësh atë në mitrën e një qeni?
- Nëse ti thua jo, pse? Nëse nuk është njerëzore, atëhere nuk ka rëndësi, apo jo?
- Nëse ti thua jo sepse do të bëhet njeri, atëhere ti pranon që ka natyrë njerëzore dhe është e gjallë. Nëse në natyrë është njerëzore dhe e gjallë, atëhere ti nuk ke të drejtë ta abortosh atë.
- Nëse ti thua që është në rregull, pse është në rregull?
Përkthyer nga carm.org