baby, gestation, slipper-716738.jpg

Përgjigje për argumentat pro abortit

Nga Matt Slick

Kjo është një listë e disa prej agumenteve me përgjigje. Ato janë paraqitur në një formë përvijuese që të kuptohen më lehtë. Mbani mend që ata që vrasin jetën në mitër po shkelin Fjalën e Perëndisë. Ata kanë nevojë për lutje dhe për përgjigje të mira për përpjekjet për të justifikuar veprimet e tyre.

Argumenti 1:

Jeta në mitër nuk është njerëzore sepse nuk është e zhvilluar plotësisht.

Përgjigje:

    1. Ky argument shpërfill faktin që natyra e jetës është njerëzore. Ajo ka ADN njerëzore dhe është e gjallë. Si mund të mos jetë natyra e saj jo njerëzore nëse është e gjallë dhe ka ADN njerëzore?
    2. Ky argument jep një premisë të rreme që dikush nuk është njeri derisa të zhvillohet plotësisht.

            1. Cfarë e përbën një rritje të plotë?  Një orë përpara lindjes apo një orë pas lindjes?  A ka ndonjë ndryshim në të vërtetë?

    3. Ky argument po thotë që vlera e njerëzimit është e bazuar mbi zhvillimin.

             1. Në cfarë pikë jeta (që në natyrë është njerëzore) papritur zhvillon dhe merr vlerë?

             2. Nëse vlera varet nga zgjedhja e nënës, atëhere si është e mundur që zgjedhja e gruas ndryshon natyrën e jetës nga pa vlerë në vlerë meqënëse nuk ka asnjë ndryshim në gjendjen e jetës në mitër?

    4. Por a është natyra e tij njerëzore apo diçka tjetër?

              1. Nëse nuk është njerëzore në natyrë, atëhere çfarë është?

              2. Nëse është njerëzore në natyrë, atëhere me çfarë të drejtë një njeri e vret atë?

    5. Nëse natyra e tij është dicka tjetër, kur ndyshon në njerëzore? Kur natyra jo-njerëzore zhvillohet në natyrë njerëzore?

              1. Kjo është e rëndësishme për shkak sepse ne nuk do donim të vrisnim aksidentalisht një jetë që është bërë njerëzore në një pikë të caktuar.

              2. Nëse ti nuk mund të përcaktosh se në çfarë pike jeta bëhet njerëzore, atëhere a duhet të rrezikosh ta vrasësh atë sepse ajo shumë mirë mund të jetë njeri?

    6. Në çfarë pike bëhet njerëzore, dhe nga cili kriter e bën këtë gjykim?

             1. Nëse nuk mund të vendosësh kohën atëhere ti rrezikon të vrasësh një person.

             2. Nëse ti thua që jeta bëhet njerëzore kur lind, atëhere çfarë ndryshon në procesin e lindjes që ndryshon natyrën e jetës nga jo-njerëzore në njerëzore?


Argumenti 2:

Indi njerëzor që krijohet te gruaja është pronë e atij që e prodhon atë.

Përgjigje:

1. Por nëse ajo që po rritet te gruaja është një person, ajo nuk mund të jetë në pronësi.

2. A është jeta në mitër një pronë si një mace ose një qen që mund të jetë në pronësi?

3. Kur ndalon një fëmijë së qëni në pronësi të nënës? Në lindje? Kur është një vjeç? Dy? Dhjetë? Njëzet?

1. Janë kafshët ato që janë në pronësi–jo njerëzit–veç nëse dëshiron të risjellësh skllavërinë.

4. Nëse Indi nuk është njerëzor por thjesht si një organ i brendshëm, atëhere i përket atij në të cilin qëndron.

1. Një organ i brendshëm ka qëllimin të jetë organ i brendshëm dhe jo një person. Jeta në mitër ka qëllimin të jetë një person.  Ato janë të ndryshme nga projektimi dhe nga natyra, kështu që pretendimi që është prona e nënës nuk qëndron.

2. Ato janë të ndryshme në natyrë sepse një organ i brendshëm nuk ka aftësinë të bëhet njeri.

3. Një organ i brendshëm nuk është tërësia e një personi – as tërësia ose thelbi e asaj çfarë e bën dikë njerëzor.

4. Por njeriu ka aftësinë të prodhojë një organ.

1. Prandaj, të jesh njeri përfshin trupin e tij por nuk përcaktohet prej tij.


Argumenti 3:

Jeta në mitër është pjesë e gruas, dhe gruaja ka të drejtë të veprojë si të dojë me trupin e saj.

Përgjigje:

1. Nëse është pjesë e gruas, a ka një grua katër krahë, katër këmbë,dy koka, dhe katër sy? Ky është një njeri?

2. Është pjesë e gruas vetëm në kuptimin që jeta është duke jetuar dhe duke u rritur brenda nënës.

1. Trupi i saj po ushqen jetën. Trupi i saj është i ndarë nga jeta që po rritet në të.

2. Jeta që rritet në mitër mund të ketë një lloj gjaku tjetër nga ai i nënës, dhe ka valë të ndryshme të trurit. Prandaj, është një jetë e pavarur me vetë ADN-në e tij njerëzore, natyra e tij është njerëzore dhe jeta e tij është e ndarë nga nëna.

3. Njerëzit janë të lirë të bëjnë si të duan brenda kufijve të ligjit. Për shembull, ligji thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë të marrin drogëra të paligjshme në trupin e tyre.

1. Megjithëse aborti është i ligjshëm, kjo nuk do të thotë që është i drejtë. Skllavëria ishte e ligjshme, por kjo nuk do të thoshte që ishte e drejtë.

 

Argumenti 4:

Kur bëhet abort, askush nuk dëmtohet meqënëse fetusi nuk është person.

Përgjigje:

1. Ti hamendëson që nuk është njeri, ndonëse ai është i gjallë dhe ka ADN njerëzore dhe pastaj, gjykon që nuk është njeri.

2. Ti duhet të përcaktosh se çfarë është një person përpara se të përpiqesh të bësh një pohim të tillë.

1. Të qënit një person a kufizohet nga atributet e mendimit, ecjes, vetë-dijes, etj., apo është ontologjik; është një çështje e natyrës dhe thelbit të jetës?

2. Një person është ende një person edhe kur ai nuk mund të mendojë, të ecë, të jetë i vetë-dijshëm – si dikush që është në koma.

3. Të qënit person nuk përcaktohet vetëm nga funksioni por gjithashtu nga thelbi dhe natyra. Ti ndash këto të dyja, funksionin dhe thelbin, është të përcaktosh në mënyrë të gabuar se çfarë është një njeri.

3. Të thuash që fetusi nuk është një person nuk e bën atë që të mos jetë i tillë.

4. Fetusi ka natyrën e një njeriu dhe vdes nga vrasja.

5. A do të thotë kjo që nëna nuk duhet të ketë asnjë ndjenjë për jetën që është hequr nga mitra e saj? Nëse nuk është person, atëhere nuk duhet të ketë absolutisht fare asnjë faj me vrasjen e jetës në mitër–saktë?

1. Nëse ti thua që nuk ka nevojë fare të ketë ndonjë lloj ndjenje faji, atëhere pse kaq shumë gra ndihen fajtore pas një aborti?

2. A e lë me të vërtetë aborti një grua të padëmtuar? Gra të panumërta dëmtohen psikologjikisht kur vrasin fëmijën në mitrën e tyre.

 

Argumenti 5:

Përdhunimi është një kusht që e justifikon abortin.

Përgjigje:

1. Përdhunimi është i tmerrshëm, por përse fëmija në mitër duhet të paguajë për mëkatet (të këqijat) e dikujt tjetër? Foshnja është e pafajshme për krimin, dhe nuk ka pse ti merret jeta për shkak të veprimit të dikujt tjetër. Ta bësh këtë është e padrejtë.

2. Nëse ajo që është në mitër është njerëzore, atëhere ta vrasësh atë për shkak të veprimit të dikujt tjetër do të ishte e gabuar.

 

Argumenti 6:

Të kufizosh të drejtën e gruas për të zgjedhur është të mohosh të drejtat e saj si grua.

Përgjigje:

1. Kjo është një arsye me në qëndër veten që injoron:

1. Jeta në mitër është njerëzore në natyrë.

2. Gruaja ka një përgjegjësi për të mbrojtur dhe ruajtur jetën.

3. Vendos interesat personale të gruas dhe rehatinë e saj mbi vlerën e jetës së foshnjes.

4. Ky nuk është mohim i të drejtave të gruas ashtu siç nuk është kur ajo nuk ka të drejtën të vrasë, të vjedhë, ose të gënjejë.

2. Kjo nuk është mohimi i të drejtave të gruas ashtu siç nuk është kur e ndalon atë që të mos vrasë, mos të vjedhë, ose të japë dëshmi të rreme.

3. Të drejtat vijnë me përgjegjësi. Të zgjedhësh të vrasësh një tjetër është një përgjegjësi e madhe që duhet të merret seriozisht. Prandaj kemi edhe gjyqe.

1. Megjithatë, në mitër, asnjë gjyq nuk kryhet – vetëm dëshira e nënës për të marrë jetën që po rritet në mitrën e saj.

 

Argumenti 7:

Ka shumë njerëz në botë.

Përgjigje:

1. Që kur varet vlera e jetës njerëzore se sa njerëz ka? Pastaj, nëse çështja na qënka numri i njerëzve, ndoshta ata do duhet të fillojnë të heqin qafe edhe të sëmurët dhe të moshuarit. Ndoshta ata do duhet të heqin qafe ata që nuk janë të zgjuar dhe të pashëm. Ku do të ndalojë kjo?

 

Argumenti 8:

Aborti është i ligjshëm; prandaj, është në rregull.

Përgjigje:

1. Skllavëria ishte e ligjshme 150 vite më parë, por kjo nuk e bënte të drejtë.

2. Vetëm sepse diçka është e ligjshme nuk e bën të drejtë.

 

Argumenti 9:

Ne nuk e dimë tamam kur fetusi në mitër bëhet njeri, kështu që ne mund ta abortojmë atë.

Përgjigje:

1. Nëse ti nuk e di kur bëhet njeri, atëhere a duhet të rrezikosh që ta vrasësh atë sepse fare mirë mund të jetë një njeri–meqënëse ti nuk e di?

2. Nëse do ishin 500 pilula në një tavolinë dhe një prej tyre do të ishte vdekjeprurëse, a do të zgjidhje një nga pilulat rastësisht dhe ta gëlltisje? Pse jo? Në fund të fundit, ti nuk e di kush është ajo që është vdekjeprurëse kështu që mund të marrësh një pa u shqetësuar fare, saktë? Po njësoj, nëse ka mundësi që jeta është njerëzore, a duhet të rrezikosh që ta vrasësh atë?

Përkthyer nga carm.org

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *