baby, boy, soft-1537762.jpg

Zhvillimi Kronologjik i një Fëmije të Palindur

Nga Matt Slick

Cili është zhvillimi kronologjik i një fëmije të palindur njerëzor? Kjo është një listë e fazave të zhvillimit nga fetusi deri në lindje.

Le të shohim se çfarë përfshihet në zhvillimin e njeriut:

  1. Java 1 (muaji 1)1
    1. Dallohet gjinia e fëmijës.
    2. Përcaktohen tiparet gjenetike.
    3. Embrioni udhëton nga tubat fallopian në mitër.
  1. Java 2 (muaji 1)
    1. veza mbillet në murin e mitrës.
    2. Zhvillohet plancenta.
  1. Java 3 (muaji 1)
    1. Zemra fillon të zhvillohet, 18-25 ditë.
    2. Truri fillon të zhvillohet.
    3. Ttrakti intestinal fillon të zhvillohet.
  1. Javët 4-5 (muaji 1)
    1. Vertebra fillon të zhvillohet.
    2. Fillon qarkullimi i gjakut.
    3. Fillon zhvillimi i syve.
    4. Fillon zhvillimi i krahëve dhe të këmbëve.
    5. Kordoni i kërthizës fillon të formohet.
  1. Java 6 (muaji 1-2)
    1. Shfaqen gishtrinjtë e duarve dhe të këmbëve.
    2. Zhvillohet hunda dhe veshët.
    3. Kyçet po zhvillohen.
  1. Java 7 (muaji 1-2)
    1. Të gjitha organet thelbësore po zhvillohen.
    2. Formohen kapakët e syrit.
  1. Java 8 (muaji 2)
    1. Ndodh kontraktimi muskulor.
    2. Veçoritë e fytyrës bëhen më të dallueshme.
    3. Zemra ka katër barkushe.
  1. Javët 9-12 (muaji 2-3)
    1. Foshnja është rreth 7.62 cm i gjatë.
    2. Zhvillohet qafa.
    3. Krahët dhe këmbët fillojnë të zgjaten.
    4. Organet gjenitale janë të qarta.
  1. Javët 13-16 (muaji 3-4)
    1. Fëmija është rreth 15.24 cm.
    2. Flokët fillojnë të zhvillohen.
    3. Fëmija lëviz.
    4. Mushkritë zhvillohen.
    5. Nëse është e gjinisë femër, vezoret përmbajnë rreth 2 milion vezë.
    6. Fytyra është më e zhvilluar.
    7. Fëmija mund të thithë gishtin e tij.
  1. Javët 17-20 (muaji 4-5)
    1. Foshnja është rreth 20.32 cm.
    2. Formohen vetullat.
    3. Formohen thonjtë te gishtrinjtë e duarve dhe të këmbëve.
    4. Lëvizjet mund të ndihen nga nëna.
    5. Sistemi i qarkullimit është duke punuar.
    6. Fillojnë të ndodhin gëlltitje.
  1. Javët 21-24 (muaji 5-6)
    1. Foshnja është rreth 30 cm i gjatë.
    2. Foshnja peshon rreth 0.68 kg.
    3. Formohen gjurmët e gishtit.
    4. Foshnja mund të dëgjojë dhe të reagojë ndaj tingujve që janë jashtë mitrës.
  1. Javët 25-28 (muaji 6-7)
    1. Foshnja është rreth 12.7 cm.
    2. Foshnja peshon rreth 1.13 kg.
    3. Mbijetesa jashtë mitrës është e mundur.
    4. Foshnja mund të reagojë ndaj dritës jashtë mitrës.
  1. Javët 29-32 (muaji 7-8)
    1. Foshnja është 40 cm i gjatë.
    2. Foshnja peshon rreth 2 kg.
    3. Të gjitha kockat janë të zhvilluara plotësisht.
  1. Javët 33-40 (muaji 8-9)
    1. Foshnja është rreth 45-53 cm i gjatë.
    2. Foshnja peshon rreth 2.72-3.62 kg.
    3. Foshnja është gati për të lindur.
    4. Modelet e gjumit janë të dukshme.
    5. Një lëvizje e fortë është shumë e dukshme.

 

Referencat:

1↑

www.allhealth.com

Marrë nga www.Carm.org

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *