Fëmijët e palindur

Pro Jetës, Kundër Abortit

Një faqe shqiptare në mbrojtje të fëmijëve të palindur të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe kundër vrasjes së tyre me anë të Abortit

Fillimi

Pse kjo faqe?​

Janë me mijëra Abortet që kryhen çdo vit në Shqipëri. Shifrat janë shumë më të larta se statistikat zyrtare pasi shumica e tyre bëhen ilegalisht. Për të mpirë ndërgjegjen, fëmija në mitër shihet thjesht si fetus, si disa inde, ndërsa Aborti konsiderohet si një procedurë e thjeshtë mjekësore pa ndonjë rrezik të madh që të zgjidh punë. Por në të vërtetë, nuk është fare kështu. Në këtë faqe do të shikoni që jeta fillon që në ngjizje, dhe se Aborti është vrasja e një foshnje të pambrojtur që është e krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë!

mother, baby, happy-84628.jpg

Faqe e krishterë ungjillore/protestante për të treguar të vërtetën për Abortin, për të mbrojtur të pambrojturin të bërë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.

Lexo kËtË

Bibla ka gjëra domethënëse për të thënë rreth fëmijëve të palindur.

Deklarata e firmosur nga: 244 Obstetristë/gjinekologë, 526 doktorë profesionistë, 89 mami dhe infermiere, 57 neonatologë dhe pediatër, 21 studentë mjekësie.

Në vitin 2012, një panel doktorësh u takuan në Irlandë dhe dolën me deklaratën: “Ne pohojmë që aborti i drejtpërdrejtë—shkatërrimi i qëllimshëm i fëmijës së palindur—nuk është i nevojshëm nga ana mjekësore për të shpëtuar jetën e gruas.” Ata deklaruan më tej: “Ndalimi i Abortit nuk afekton, në ndonjë mënyrë, disponueshmërinë e përkujdesit optimal për gratë shtatzëna.”

Çfarë thonë Ekspertët

Ekspertët shprehen se jeta fillon që në momentin e ngjizjes. Ja çfarë thonë konkretisht ata:

"Unë kam mësuar që nga edukimi im i hershëm mjekësor që jeta njerëzore fillon në kohën e ngjizjes."
Dr. Alfred M. Bongioanni
Profesor i Pediatrikës dhe Obstetrisë, Universiteti i Pensilvanisë, SHBA
"Nga të gjitha kriteret e biologjisë moderne molekulare, jeta është prezente që nga momenti i ngjizjes."
Profesor Hymie Gordon
Mayo Clinic
"Është e pasaktë të thuhet që të dhënat biologjike nuk janë vendimtare...Eshtë shkencërisht e saktë të thuhet që jeta e një individi njerëzor fillon në ngjizje."
Profesor Micheline Matthews-Roth
Universiteti i Mjekësisë së Harvardit
"Fillimi i një jete njerëzore nga pikëpamja biologjike është një cështje e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë – fillimi është ngjizja."
Dr. Watson A. Bowes
Universiteti i Mjekësisë së Kolorados
"Pasi ka ndodhur fertilizimi një qënie njerëzore ka ardhur në jetë. Nuk është më një cështje shije apo opinoni...Eshtë provë e qartë. Cdo individ ka një fillim në ngjizje."
Dr. Jerome LeJeune
Profesor i Gjenetikës, Universiteti Descartes

Dëshmi

Çfarë thonë gratë që kanë abortuar

Disa dëshmi nga gra që kanë kryer Abort.

Nëse ti po konsideron të abortosh, ke ardhur në vendin e duhur. MOS E BËJ!!!!! Unë po shkruaj përsëri me shpresën për të të shpëtuar nga një jetë me dhimbje, shqetësimi, urrejtje për veten, dhe depresioni…
Mosha: 36 vjeçe
2 Dhjetor 2017
Mos lejo që ndonjë njeri tjetër të të thotë ndryshe. Mos mendo se është në rregull sepse vajza dhe gra të tjera e kanë bërë dhe po e bëjnë, ose sepse klinikat e abortit jane të ligjshme dhe prandaj është ok. Jo, nuk është kështu…
Mosha: 34 vjeçe
7 Shkurt 2018
Shumë vite më parë unë bëra dy aborte. Ato ishin dy nga gabimet më të medhaja të jetës sime. Që nga ajo kohë unë jam bërë e krishterë dhe nëse do kisha parë te Perëndia në atë kohë, unë do kisha bërë zgjedhjet e drejta!
Mosha: 24 vjeçe
20 Dhjetor 2017

Zhvillimi i foshnjes nga ngjizja deri në lindje

Pyetje dhe Përgjigje

Përgjigje për pyetjet dhe dilemat më të shpeshta të vajzave dhe grave në lidhje me Abortin. Kliko mbi çdo pyetje për të lexuar përgjigjen.

Disa prej rreziqeve fizike të Abortit janë infeksionet, perforimi i mitrës, hemoragji, paftësi e qafës së mitrës, kancer, dhe madje edhe vdekje. Disa nga rreziqet psikologjike janë depresioni, çrregullimet nervore, çrregullime të gjumit, abuzim i alkolit dhe drograve, çrregullim në ushqyerje, neglizhim ose abuzim të fëmijës, divorc ose probleme kronike në marrëdhënie, dhe vetvrasje.

Burimi:

The Elliot Institute. “Research on the Psychological and Physical Effects of Abortion.” Marrë në 3 Shtator 2019. https://afterabortion.org/more-research-on-post-abortion-issues.

Pavarësisht se shumë njerëz, mjekë, apo shoqe mund të të sugjerojnë që të abortosh, mos e bëj. Nuk është thjesht një procedurë mjekësore e zakonshme, pa ndonjë rrezik të madh që do të zgjidhë punë.

Ajo që është në mitrën tënde është një jetë që ka filluar, një qënie njerëzore, që ka një ADN unike, dhe me një zemër që rreh. Nuk është thjesht ca inde apo një fetus. Këto janë terma që përdoren për të të mpirë ndërgjegjen. Sipas Fjalës së Perëndisë, biologjisë dhe eksperteve jeta ka filluar tashmë që në ngjizje dhe ajo brenda teje është një tjetër qënie njerëzore. Aborti do vrasë një jetë, një qënie njerëzore të pafajshme. Ai duhet të jetë i pamendueshëm dhe asnjëherë një zgjidhje për t'u konsideruar.

Ka zgjidhje të tjera. Ka persona që janë të gatshëm të të ndihmojë dhe të të mbështesin në këtë kohë të vështirë. Ka plot dëshmi nga vajza që e kanë mbajtur fëmijën dhe pasi e kanë lindur nuk janë penduar aspak dhe ka qënë një bekim i madh për to.

Ne do të ishim të gatshëm te të ndihmonim.

E kuptoj që është një situatë e vështirë për ty. Ti i njeh prindërit dhe të afërmit dhe mendon që ata mund të reagojnë keq. Më dëgjo. Dy të këqija nuk bëjnë një të mirë. Aborti, që është një e keqe shumë e madhe, një e keqe që duhet të jetë e pamendueshme, një vrasje ndaj një qënie të pafajshme dhe të pambojtur, nuk mund të jetë kurrë zgjidhja dhe do t'i shtojë jashtëzakonisht shumë vuajtjet e tua. Pavarësisht se si mund të reagojnë prinderit dhe të afërmit ti duhet ta mbash foshnjen. Është koha të bëhesh e fortë. Foshnja brenda teje është një bekim dhe dhuratë e madhe. Nënë nuk bëhesh kur lind fëmijën por kur ai ngjizet dhe fillon të rritet brenda teje. Ti tashmë je bërë nënë. Mbroje fëmijën tënd. Konsidero të flasësh me ta dhe të kërkosh ndihmën e tyre dhe gjithashtu mund të fillosh të marrësh këshillim të mirë nga njerëz që ta duan me të vërtetë të mirën tënde dhe atë të foshnjes tënde.

Shtatzania juaj është një bekim i madh. Një dhuratë. Pavarësisht se keni apo nuk keni shumë mundësi ekonomike kjo asnjëherë nuk është justifikim për të vrarë foshnjen që po rritet brenda jush. Nuk është një organ i trupit tënd, por një njeri tjetër me ADN-në e vet unike, me valë truri të ndryshme nga të nënës dhe me një zemër që rreh. Pse duhet të shihet si zgjidhje vrasja e tij me anë të Abortit kur me pak mundim e sakrificë (ashtu si edhe te paret tanë) mund ta rrisni atë. Roli i një nëne është të kujdeset dhe të mbrojë fëmijën e saj, jo të vrasë fëmijën kur gjendja është e vështirë.

Dr. C. Everett Koop, kirurg, ka thënë: "Në 36 vite në kirurgjinë pediatrike, nuk kam pasur asnjë rast kur foshnja duhej të abortohej për të shpëtuar jetën e nënës".

Në vitin 2012, një panel doktorësh u takuan në Irlandë, një vend me një nga shifrat më të ulta të vdekshmërisë foshnjore, doli në përfundimin: “Ne pohojmë që aborti i drejtpërdrejtë—shkatërrimi i qëllimshëm i fëmijës së palindur—nuk është i nevojshëm nga ana mjekësore për të shpëtuar jetën e gruas.” Ata deklaruan më tej: “Ndalimi i Abortit nuk afekton, në ndonjë mënyrë, disponueshmërinë e përkujdesit optimal për gratë shtatzëna.”

Burimi:

Committee on Excellence in Maternal Healthcare. “Dublin Declaration on Maternal Healthcare.” Shtator 2012. http://dublindeclaration.com.

Këshillim Falas dhe Konfidencial

Kontakto dhe na shkruaj problemin tënd.

Ju lejoheni dhe inkurajoheni të shpërndani artikujt me kusht që të mos ndryshoni fjalët dhe gjithashtu të citoni burimin, nga është marrë materiali.